ITI Pro Kosova përmbylli me sukses nivelin e parë të trajnimeve në C# dhe SQL Server, duke certifikuar pjesëmarrësit dhe duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin e aftësive profesionale të të rinjve në teknologji.
ITI Pro Kosova njofton me kënaqësi përfundimin me sukses të nivelit të parë të trajnimeve në programim C# dhe SQL Server, një program që ka kontribuar drejtpërdrejt në ngritjen e kapaciteteve profesionale të të rinjve dhe në përgatitjen e tyre për sfidat e tregut të punës në sektorin e teknologjisë informative.
Me rastin e përmbylljes së këtij niveli, u organizua ceremonia e ndarjes së certifikatave për studentët që përfunduan me sukses trajnimet, e shoqëruar nga një koktej rasti në praninë e mysafirëve të ftuar, përfaqësuesve institucionalë dhe mbështetësve të projektit. Kjo ngjarje shënoi jo vetëm përfundimin e një etape të rëndësishme të programit, por edhe vlerësimin e angazhimit, përkushtimit dhe punës së pjesëmarrësve gjatë gjithë procesit të trajnimit.
Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe organizatave partnere, ndër ta zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Sylejman Elshani, përfaqësuesi i Odës së Prizrenit, z. Afrim Tejeci, si dhe përfaqësues të Shkollës së Mesme Ekonomike “Ymer Prizreni”. Prania e tyre i dha ngjarjes një rëndësi të veçantë dhe dëshmoi mbështetjen institucionale për iniciativa që fuqizojnë të rinjtë përmes arsimit praktik dhe zhvillimit profesional. Ngjarja u pasqyrua edhe nga media lokale RTV Besa.
Rezultatet e arritura nga pjesëmarrësit dhe vlerësimet pozitive të studentëve dëshmojnë ndikimin e drejtpërdrejtë të këtij programi në zhvillimin e njohurive dhe aftësive të tyre. Gjatë aktivitetit, disa prej studentëve ndanë përvojat e tyre dhe përfitimet që kanë marrë nga trajnimet, duke theksuar rëndësinë e përmbajtjes praktike, mbështetjes profesionale dhe mundësive që ky program u ka krijuar për të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale.
Ky sukses përfaqëson rezultat të punës së përbashkët të pjesëmarrësve, trajnerëve, partnerëve dhe mbështetësve të projektit. ITI Pro Kosova shpreh mirënjohje të veçantë për sponsorët Renelual Tahiri SHPK dhe ABI SHPK, të cilët kontribuuan në realizimin e këtyre trajnimeve, si dhe për të gjithë partnerët institucionalë që mbështetën këtë iniciativë. Organizata mbetet e përkushtuar të vazhdojë me nivelet e ardhshme të trajnimeve dhe të krijojë edhe më shumë mundësi për zhvillimin e të rinjve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.