Memorandum Bashkëpunimi me Oda Prizrenit

Është nenshkruar Memorandum Bashkëpunimi në mes të ITI Pro Kosova dhe Oda Prizrenit / Chamber of Prizren. Ky partneritet do të sjellë përfitime duke hapur rrugë për studentët e Fakulteteve të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë për të përfshirë në më shumë projekte inovative, trajnime dhe udhëtime studimore në fushën e teknologjisë. Anëtarët e Oda e Prizrenit do të kenë akses të privilegjuar në burimet dhe aktivitetet që do të organizohen nga ITI Pro Kosova, duke u ofruar mundësinë për të ndërtuar rrjetet e tyre profesionale në sektorin e teknologjisë. Bashkëpunimi ynë do të krijojë një mjedis të përshtatshëm për shkëmbimin e dijeve dhe për të krijuar mundësi të reja zhvillimi. Na kontaktoni dhe mësoni më tepër rreth bashkëpunimit tonë.

Memorandum Bashkëpunimi me NTSH Pena

ITI Pro Kosova dhe NTSH Pena kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi! Studentët tanë do të eksplorojnë fushën e TIK-ut nëpërmjet punës praktike në NTSH Pena. Një hap i madh drejt arsimit dhe zhvillimit profesional.

Themelimi ITI Pro Kosova

E themeluam 'Institutin e Teknologjisë Informatike Pro Kosova' me synimin që të ndihmoj të rinjtë në fushën e Teknologjisë Informative dhe Inovacionit duke ofruar hulumtime, analiza, dhe këshillë në zbatimin e ideve të tyre. Misioni ynë është të sigurojmë burime të nevojshme për të rinjtë, duke zhvilluar aftësitë e tyre në fushën e Teknologjisë Informative dhe Inovacionit, me qëllim që të ndërtojnë një ndikim pozitiv në botë. Nëpërmjet programeve dhe evenimenteve inovative, si dhe lidhjeve të ngushta me sektorin privat dhe akademik, ne synojmë të ndërtojmë një urë midis pasionit dhe suksesit në fushën e IT-së. Qëllimi është të krijojmë një ambient të stimulueshëm, që e fuqizon dhe e nxit zhvillimin e një brezi të ri inovatorësh në Kosovë, të cilët me inovacionin e tyre do të krijojnë impakte të mëdha dhe do të ndikojnë në përparimin teknologjik dhe ekonomik të vendit.

Teknologjia sfidon, inovacionet ndryshojnë realitetin dhe krijojnë perspektiva të reja.

Mos i humbni Lajmet