Lajme

Takim në Ministrinë e Rinisë dhe Sportit: Iniciativa “Nga Ideja në Investim” drejt PODIM Conference 2026

23.04.2026 00:00

Takim në Ministrinë e Rinisë dhe Sportit: Iniciativa “Nga Ideja në Investim” drejt PODIM Conference 2026

ITI Pro Kosova zhvilloi takim zyrtar në Ministrinë e Rinisë dhe Sportit lidhur me iniciativën për dërgimin e një delegacioni të të rinjve me ide inovative në PODIM Conference 2026 në Maribor, Slloveni.

ITI Pro Kosova u prit në një takim zyrtar në Ministrinë e Rinisë dhe Sportit, ku u diskutua iniciativa “Nga Ideja në Investim – Të Rinjtë e Kosovës në PODIM 2026”. Gjatë takimit u prezantua qëllimi i iniciativës: përfaqësimi i të rinjve nga Kosova në një platformë ndërkombëtare të inovacionit dhe rrjetëzimit, duke krijuar mundësi konkrete për zhvillimin e tyre profesional dhe përfaqësimin dinjitoz të vendit.

Iniciativa po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me partnerë institucionalë dhe mbështetës, përfshirë Ambasadën e Sllovenisë në Kosovë, koordinimin me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Slloveni, si dhe në partneritet me IPKO Telecommunications.

ITI Pro Kosova mbetet e përkushtuar që kjo iniciativë të sjellë rezultate konkrete për të rinjtë dhe të kontribuojë në zhvillimin e ekosistemit të inovacionit në Kosovë.

Hapat e ardhshëm:
Në ditët në vijim do të vazhdojmë me koordinimet dhe finalizimin e aktiviteteve sipas planit të iniciativës.