Projektet

Projektet dhe nismat

Një pasqyrë e projekteve të përfunduara, në zbatim dhe të planifikuara të ITI Pro Kosova.

Digjitalizimi dhe zgjidhjet teknologjike për projekte rajonale
Në zbatim

Digjitalizimi dhe zgjidhjet teknologjike për projekte rajonale

Ky projekt është fokusuar në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale dhe platformave online që mbështesin partneritetet rajonale, promovimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe prezantimin më të strukturuar të iniciativave me ndikim në komunitet. Në kuadër të këtij angazhimi, studentët e ITI Pro Kosova zhvilluan platformën wecraftbalkan.com, si një kontribut konkret në transformimin digjital të një projekti rajonal të mbështetur nga Western Balkans Fund.

Ndërkombëtarizimi i bizneseve dhe start-up-eve
Në zbatim

Ndërkombëtarizimi i bizneseve dhe start-up-eve

Ky projekt synon të mbështesë bizneset dhe start-up-et në zgjerimin e pranisë së tyre përtej tregut vendor përmes pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare, takime B2B dhe platforma rrjetëzimi profesional. Përmes bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë, ITI Pro Kosova ka krijuar mundësi konkrete për hyrje në tregje të reja, krijim të partneriteteve dhe prezantim më të fuqishëm të bizneseve dhe ideve inovative në nivel rajonal dhe evropian.