ITI Pro Kosova Nis Projektin e Ri për Fuqizimin e të Rinjve në Kosovë
ITI Pro Kosova ka kënaqësinë të njoftojë zbatimin e projektit “Krijo Rrjetin tënd të Ardhshëm: Trajnime në Inovacionin Teknologjik dhe Zhvillim Biznesi”, një iniciativë transformuese që synon fuqizimin e të rinjve në Kosovë. Ky projekt mbështetet nga Programi për Angazhim Qytetar në Kosovë, një iniciativë pesë vjeçare zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID Kosovo).