Përfundimi i Suksesshëm i Nivelit të Parë të Trajnimeve në C# dhe SQL Server
Jemi të lumtur të njoftojmë përfundimin me sukses të nivelit të parë të trajnimeve në programim C# dhe SQL Server. Ceremonia e ndarjes së certifikatave për studentët që përfunduan me sukses trajnimet u shoqërua nga një koktej rasti, ku pjesëmarrës ishin personalitete të rëndësishme dhe përfaqësues të institucioneve lokale.
Zv. Ministri i Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Sylejman Elshani, përfaqësuesi nga Oda e Prizrenit, z. Afrim Tejeci, dhe përfaqësuesi i Shkollës së Mesme Ekonomike "Ymer Prizreni" ishin të pranishëm për të ndarë këtë moment të veçantë me studentët tanë. Poashtu, ngjarja u mbulua nga media lokale RTV Besa.
Studentët ishin jashtëzakonisht të kënaqur me trajnimet dhe rezultatet e arritura. Në një video të realizuar gjatë ngjarjes, disa studentë u intervistuan dhe ndanë përvojat e tyre pozitive dhe përfitimet që kanë marrë nga këto trajnimet intensive.
Ky sukses është një dëshmi e përkushtimit dhe punës së palodhur të të gjithë pjesëmarrësve dhe mbështetësve të projektit tonë. Jemi veçanërisht mirënjohës për mbështetjen e sponzorëve tanë Renelual Tahiri SHPK dhe ABI SHPK, të cilët mundësuan realizimin e këtyre trajnimeve. Gjithashtu jemi krenarë për arritjet e studentëve dhe jemi të vendosur të vazhdojmë me nivelet e ardhshme të trajnimeve për të ofruar më shumë mundësi zhvillimi në fushën e teknologjisë.