ITI Pro Kosova dhe Qendra e Kompetencave Prizren, Bashkojnë Forcat për Avancimin e Teknologjisë dhe Edukimit
Ju njoftojm se kemi arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Kompetencave Prizren. Ky është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të edukimit dhe aftësive teknologjike në vend. Me këtë bashkëpunim synon të fuqizojë të rinjtë dhe profesionistët e ardhshëm përmes trajnimeve dhe iniciativave të përbashkëta.
ITI Pro Kosova, është e përkushtuar të jetë lider në fushën e teknologjisë informative dhe inovacionit, duke vazhduar të luajë një rol kyç në përgatitjen e gjeneratave të reja për të përballuar sfidat e botës digjitale. Ndërsa, Qendra e Kompetencave njihet për përkushtimin e saj të lartë ndaj ofrimit të edukimit cilësor dhe praktik, duke përgatitur nxënësit për sukses në tregun e punës.
Kjo marrëveshje reflekton angazhimin e përbashkët të të dyja palëve për të rritur kapacitetet profesionale dhe për të ndihmuar në zhvillimin e shoqërisë digjitale në Kosovë.