Takimi Produktiv në Ambasadën e Luksemburgut

Instituti i Teknologjisë Informative Pro Kosova (ITI Pro Kosova) dhe Oda e Prizrenit kanë zhvilluar një takim produktiv me z. Eric Dietz, Shefi i Misionit të Luksemburgut në Kosovë. Takimi u mbajt në ambientet e Ambasadës së Luksemburgut në Prishtinë, ku diskutuam mbi projektet në vazhdim për zhvillimin e aftësive digjitale dhe nxitjen e sipërmarrjes.

Gjatë bisedimeve, u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunime afatgjata që do të përfshijnë mbështetje për të rinjtë dhe gratë në Kosovë, duke fuqizuar komunitetin përmes inovacionit dhe ndërmarrjeve të reja. Ky bashkëpunim pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale në rajonin tonë.

Ky takim shënon vetëm fillimin e një bashkëpunimi të ri premtues. Qëndroni të informuar për më shumë detaje rreth projekteve që do të ndjekin.